LajmeMaqedoniTopLajm

Kryeparlamentari Xhaferi takon ambasadorin e ri të Kosovës, Florian Qehaja

Kryeparlametari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka pritur në takim ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës, Florian Qehaja shkruan TOP24.

“Në takimin protokollar me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T dr. Florian Qehaja e përurova për emërimin dhe i urova sukses gjatë mandatit i bindur se bashkëpunimi i frytshëm me Ambasadën e Kosovës do të vazhdojë me intensitet akoma më të madh. Me Qehajën u dakorduam, se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve fqinje do të vazhdojë të avancohet me intensitet të pazvogëluar me theks të veçant në thellimin e bashkëpunimit ekonomik, lidhjes infrastrukturore dhe integrimeve euroatlantike.” shkruan Talat Xhaferi përcjellë Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close