
Këngëtarja e njohur shqiptare Samanta Karavella është shumë e rezervuar për sa i përket jetës sentimentale.
Artistja duket se ka vendosur ta mbajë larg vëmendjes së mediave jetën private, por nuk ka “shpëtuar” dot.
Mësohet se këngëtarja është prej disa kohësh në një lidhje dashurie. Burime për Prive, thanë se Samanta Karavella është në një romancë me një shqiptar në Amerikë.
Pikërisht kjo mendohet se është edhe arsyeja për ajo është zhvendosur për të jetuar përtej oqeanit.
Ndërkohë është publikuar edhe foto e parë e saj me partnerin. Mësohet se foto e çiftit është shkrepur në një event familjar dhe ka rënë në duart e gazetarëve.
/Panoramaplus.al









