LajmeMaqedoniTopLajm

Komuna e Tetovës njofton se mësimi nga nesër vazhdon normalisht

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se procesi edukativo arimor nga nesër do të vazhdoj pa pengesa pasi që institucionet njoftuan se cilësia e ajrit nuk është e rezikshme shkruan Top24.

“Të nderuar qytetarë,
Zjarri që kaploi sot një depo në Tetovë ka krijuar një situatë shqetësuese për të gjithë. Tymi i dendur mbi qyetet na ka vendosur përpara një kujdesi të shtuar, sidomos ndaj kategorisë së njerzve që kanë problem me frymëmarjen dhe probleme tjera shëndetësore. Pas analizave të bëra institucionet përkatëse na informuan rreth cilësisë së ajrit dhe se nuk ka rrezik për qytetarët dhe fëmijët e qytetit tonë. Po ashtu, dua të ju informoj se procesi mësimor do të vazhdoj në mënyrë të rregullt.
Në të njëjtën kohë falënderojmë Njësinë e Zjarrëfiksve të Komunës së Tetovës, komunat të cilat na dolën në ndihmë dhe gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në lokalizimin e zjarrit.
Bashkërisht, sikurse deri më tani, mund t’i tejkalojmë vështirësitë. Të organizuar dhe të ndërgjegjshëm për situatën ne mund ta mbrojmë shëndetin tonë, duke respketuar rekomandimet e ekspertëve dhe institucioneve.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close