
Para pak çastesh ka ndruar jetë ish presidenti i shqipërisë Bujar Nishani i cili ishte dërguar për trajtim jashtë shtetit, shkruan Top24.
Nishani ishte ndër presidentët e rallë të Shqipërisë që e drejtoi vendin në mënyrën më të dinjitetshme.Top24
Mandatin presidencial,ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.
Nishani u lind më 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit. Karriera politike e Nishanit ka kaluar nëpër këto etapa: në vitin 1991 anëtarësohet në Partinë Demokratike; në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën; në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike; në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie.
Në korrik të vitit 2005, Nishani zgjidhet deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Nga marsi 2007–shtator 2009 mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm; nga shtatori 2009 – prill 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë; për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit 2012, kohë në të cilën Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi në detyrën e Kreut të Shtetit. Në 24 korrik 2012, Nishani betohet në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës.



