LajmeMaqedoni

Valmir Aziri në së zgjidhem kryetarë dege do të krijoj qeveri në hije në komunën e Tetovës

Kandidati për kryetarë dege i Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Valmir Aziri përmes një postimi në profilin e tij në FB ka është zotuar se nëse zgjidhet kryetarë dege në Tetovë do të krijoj departamente të veçanta që do të nënkuptonin qeverisjen në hije të komunës së Tetovës, përcjellë Top24.
“Duke marr parasysh që Bashkimi Demokratik për Integrim në qytetin e Tetovës, në nivel lokal është realisht në opozitë, unë nëse zgjidhem Kryetar i degës së Tetovës, do të iniciojë krijimin e departamenteve në degën e Tetovës që realisht do të luajnë rolin e qeverisjes lokale, gjegjësisht, qeverisjes në hije ku nëpërmjet kësaj do të zhvillojmë betejat politike kundrejt qeverisjes aktuale të komunës së Tetovës.” shkruan Valmir Aziri përcjellë Top24.
Azirii më tej shton se “Departamentet do të udhëhiqen nga kuadro të dëshmuara të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kuadro profesional të cilët do të kyqen në hartimin e poitikave lokale dhe do të bëhen pjesë e ekipit të cilët bashkë me anëtarët e degës së Tetovës dhe këshilltarët komunal të BDI-së do të krijojnë dhe hartojnë strategji, vizion e program të qartë ambicioz por të realizueshëm për qytetarët e qytetit të Tetovës.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close