LajmeMaqedoniTopLajm

Belgjika vendos karantinë për lijen e Majmunëve

Belgjika do të vendosë karantinën e detyrueshme për personat të cilët janë infektuar me linë e majmunëve, duke u bërë shteti i parë që ndërmerr këtë hap.

Kjo vjen për shkak të paralajmërimit të mjekëve për një rritje të konsiderueshme të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar në dy apo tre javët e ardhshme, shkruan Daily Mail.

Autoritetet shëndetësore në Belgjikë deklaruan se personat e infektuar duhet të izolohen për 3 javë, teksa në vend aktualisht janë regjistruar 3 rastet e para.

Rasti i parë i lisë së majmunëve në Europë u konfirmua më 7 maj, te një individ i kthyer në Angli nga Nigeria.

Deri më tani, mbi 100 raste janë konfirmuar në pesë shtete europiane, Mbretëri e Bashkuar, Spanjë, Portugali, Gjermani dhe Itali.

Lija e majmunëve është shumë e ngjashme me linë e zakonshme dhe është më pak e transmetueshme teska kryesisht është e përhapur në Afrikën perëndimore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close