LajmeMaqedoniTopLajm

Aziri: Jemi kundër një njësie zgjedhore, ASH propozon 8 njësi zgjedhore!

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, sonte është i ftuar në “Click Plus” në Tv21.

Për ndryshimet në modelin zgjedhor, përkatësisht rreth një njësie zgjedhore, Aziri tha se Aleanca për Shqiptarët është kundër dhe se propozojnë që të ketë tetë njësi zgjedhore.

Aziri ka shpjeguar se pse ka qenë kërkesa e tyre.

Në Maqedoni që nga ndryshimi i sistemit, nga pluralizmi, gjithmonë ka pasur tendenca për krijimin e modelit zgjedhor, por të gjitha kodet në praktikë janë përballur me probleme të caktuara. Për ne si parti politike janë të rëndësishme arsyet pse duam të ndryshojmë modelin zgjedhor.
Ne si parti politike jemi kundër një njësie për shumë arsye. Propozimi ynë është tetë njësi zgjedhore, edhe për shumë arsye. Arsyeja kryesore është se vendi ynë është i ndarë në tetë rajone të planit. Mendoj se këtë ndarje të shtetit e kanë bërë shkencëtarët, profesionistët”, ka thënë Aziri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close