LajmeMaqedoniTopLajm

Pjesëmarrja e ZMPJ Fatmire Isaki në Konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, shoqërinë civile dhe luftën kundër terrorizmit në Malaga, Mbretëria e Spanjës

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, znj. Fatmire Isaki, më 10 maj 2022 në Malaga, mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare të përfaqësuesve të lartë të KB-së, kushtuar të drejtave të njeriut, shoqërisë civile dhe luftës kundër terrorizmit, në organizim të Zyrës së KB-së për luftën kundër terrorizmit dhe Mbretërisë së Spanjës

Në paraqitjen e saj drejtuar sesionit ministror të Konferencës, ZMPJ Isaki e theksoi rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut, lirive themelore dhe sundimit të ligjit, si mjete të rëndësishme në kontekst të masave për luftën kundër terrorizmit. “Të gjitha masat që merren duhet të jenë në përputhje me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, me qëllim që të parandalohet keqpërdorimi dhe shkelja e të drejtave të njeriut, veçanërisht në lidhje me kategoritë e ndjeshme” theksoi Osmani.

 Duke diskutuar për aktivitetet e vendit tonë në këtë drejtim, Isaki theksoi se “Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të punojë ngushtë me Kombet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë, duke përfshirë edhe shoqërinë civile në luftën kundër terrorizmit global dhe ekstremizmit të dhunshëm, në përputhje Strategjinë e re nacionale për luftën kundër terrorizmit për periudhën 2018-2022“.

 Në kuadër të ngjarjes, ZMPJ Isaki, pati takime të shumta dhe biseda me homologët e saj dhe pjesëmarrësit e tjerë në Konferencë.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close