BotaLajme

Parlamenti i këtij shteti baltik e shpall Rusinë shtet “gjenocidal dhe terrorist”

Parlamenti i Lituanisë këtë të martë ka kaluar një rezolutë që deklaron se pushtimi i Rusisë në Ukrainë është “gjenocid” dhe se Rusia është autore e terrorizmit.

Në rezolutë, Seimas, parlamenti lituanez, ka njohur “agresionin e armatosur të shkallës së lartë kundër Ukrainës nga forcat e Federatës Ruse dhe udhëheqjen politike e ushtarake… si gjenocid ndaj popullit ukrainas”.

Rezoluta që kaloi unanimisht i akuzon forcat ruse se” po i vënë në shënjestër qëllimisht dhe sistematikisht objektivat civile”, duke e shpallë Rusinë si “një shtet që mbështet dhe kryen terrorizmin”.

Seima bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një gjykate ndërkombëtare për të hetuar krimet e dyshuara ruse të luftës në Ukrainë

Related Articles

Back to top button
Close
Close