BotaLajmeTopLajm

Publikohen pamjet e bombardimeve të fabrikës Azovstal në Mariupol (VIDEO)

Një varg bombardimesh janë regjistruar në fabrikën e çelikut në Azovstal të Mariupolit. Mediumi bjellorus “Nexta” i ka publikuar filmimet e sulmit, derisa edhe gjatë ditës së mërkurë ka vazhduar evakuimi i civilëve. Sipas raportimit të BBC-së, të paktën 500 persona të lënduar gjenden brenda fabrikës, ndërsa gjendja e tyre është kritike. Spitali në afërsi të Azovstalit thuhet të jetë qëlluar gjithashtu.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka apeluar te OKB-ja për t’i ndihmuar të lënduarit të cilët vazhdojnë të mbesin të ngujuar në fabrikën e çelikut në Mariupol, shkruan BBC. Në një telefonatë me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres të mërkurën në mbrëmje, Zelensky ka falënderuar OKB-në për evakuimin e suksesshëm të njerëzve këtë javë nga fabrika e çelikut, ku u shpëtuan më shumë se 100 njerëz, por ka bërë thirrje që të vazhdohet të shpëtohen edhe të lënduarit. “Jetët e këtyre njerëzve janë në rrezik”, ka thënë Zelensky. Rreth 200 civilë besohet se kanë mbetur brenda fabrikës. Javëve të fundit, Azvostali ishte shndërruar në një qendër të madhe luftimesh, ku trupa ushtarake ukrainase, ishin futur brenda saj për t’i zmbrapsur rusët.

Komandanti ukrainas Denys Prokopenko, tregon për luftime të ashpra brenda kompleksit të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, raporton CNN. Prokopenko është komandant i Regjimentit Azov që po qëndron brenda fabrikës së çelikut. “Për dy ditë tash, armiku ka depërtuar në territorin e fabrikës. Ka luftime të ashpra të përgjakshme”, ka thënë ai. “Unë jam krenar me ushtarët e mi që po bëjnë një angazhim mbinjerëzor për të frenuar armikun. E falënderoj gjithë botën për përkrahjen e jashtëzakonshme për rezistencën në Mariupol. Situata është ekstremisht e vështirë, por do të vazhdojmë të mbrohemi”, ka thënë Prokopenko

Related Articles

Back to top button
Close
Close