LajmeRajon

Përveç me kancelarin Scholz, Kryeministri Kurti takim edhe me Baerbock

Kancelari i gjerman Olaf Scholtz, më 4 maj do t`i presë në takime të ndara në Berlin, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti e më pas edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Gjithashtu në takim do të presë edhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, sllovakun Miroslav Lajçak.

RTK ka mësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, menjëherë pas takimit me kancelarin gjerman, Scholz dhe pas konferencës së paraparë me gazetarë,  do te takohet edhe me ministren e Punëve të  Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

“Ky takim do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe pa praninë e medieve”, konfirmojnë burime të RTK-së.

Në anën tjetër, tashmë për RTK-në është  konfirmuar gjithashtu  se në mbrëmje është planifikuar takimi i Kryeministrit Kurti me përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak.

“Pritet që në këtë takim të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, konfirmuan për RTK-në, zyrtarë nga ekzekutivi i Kosovës.

Ndërkohë, gjatë ditës, RTK ka siguruar dhe publikuar agjendën e takimit në Berlin e cila fillon në orën 15:00, kur  Kancelari Scholz do të përshëndesë kryeministrin Kurti dhe delegacionin në hyrje të ndërtesës.

Sipas protokollit, pas hyrjes, kancelari do të prezantojë delegacionin e tij dhe më pas do të vijojë prezantimi i delegacionit kosovar nga kryeministri Kurti.

Nga ora 15:00 deri 16:00, do të ketë takim dypalësh ndërmjet kancelarit Olaf Scholz dhe kryeministrit Albin Kurti.

Pastaj, nga ora 16:00 deri 16:30, Scholz e Kurti do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Fillimisht një deklarim do ta bëjë kancelari Scholz e pastaj kryeministri Kurti, para se gazetarët të kenë mundësi t’u bëjnë nga dy pyetje secilit prej tyre.

Në orën 19:45, do të shtrohet darkë, ku I pranishëm do të jetë edhe Miroslav Lajçak dhe kancelari Scholz.

Related Articles

Back to top button
Close
Close