BotaLajme

MM: Forcat ruse filluan ta granatojnë fabrikën për çelik “Azovstal”

Forcat ruse filluan me granatimin e fabrikës për çelik “Azovstal” në qytetin e portit jugor ukrainas Mariupol, prejse ushtarët ukrainas e shfrytëzuan ndërprerjen e zjarrit që të ndërmarrin pozita, publikoi sot agjencia RIA Novosti, duke iu referuar Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

“U shpall armëpushim, civilët duhej të evakuoheshin nga territori i “Azovstal”. Ai u përdor nga trupat e Azovit dhe Ukrainës, të cilët janë të vendosur në fabrikë. Ata dolën nga bodrumi, zunë pozicione në territor dhe në ndërtesën e fabrikës, citon agjencia ruse.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, tani njësitë e ushtrisë ruse dhe e vetëshpallur “Republika Popullore e Donjeckut” (RPD), duke përdorur artileri dhe aviacion, kanë filluar të shkatërrojnë ato pozicione ushtarake.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të RVD-së dje publikoi se pala ukrainase kishte shkelur armëpushimin në fabrikën e çelikut “Azovstal” dhe filloi të bombardonte nga pozicionet e saj në fabrikë.

Armëpushimi u vendos më herët, duke bërë që disa qindra civilë të evakuoheshin nga zona rreth fabrikës “Azovstal” dhe zonave përreth.

Related Articles

Back to top button
Close
Close