LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski kërkon takim me Kovaçevskin për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i ka propozuar kryeministrit Dimitar Kovaçevski takim publik dhe të përbashkët në të cilin do të bisedojnë dhe dakordojnë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që siç tha, do të jetë vendim natyror për “gjendjen katastrofale në të cilën ndodhet vendi”. Ai i dha afat Kovaçevskit deri më 10 maj që të fraqohet, ndërsa nëse kryeministri e refuzon propozimin, lideri i VMRO-DPMNE-së paralajmëroi se “do të pasojnë hapa serioze dhe deri më tani të pa ndërmarra”.

Ai në takim, theksoi Mickoski, do të propozojë edhe katër ekipe nga VMRO-DPMNE të përbërë nga persona me përvojë dhe persona që janë treguar në të kaluarën, në katër fusha akute – ekonomi, politikë të jashtme, shëndetësi dhe arsim, në të cilat do të detektohen problemet kryesore akute për momentin në vend.

“Nuk kërkojë që Kovaçesvki të përshpejtojë. Le të mendon, e di që do ta këshillojnë të refuzojë. Por, le të mendojë, le të bëjë gjumë, le të këshillohet me më shumë njerëz. Pres përgjigje në dhjetë ditët e ardhshme. Le të jetë afati përfundimtar më 10 maj – të martën. Nëse e refuzon edhe këtë ofertë për takim për dalje nga katastrofa nacionale që po e përjeton Maqedonia, VMRO-DPMNE-ja do kryesojë, më pas do të pasojnë hapa serioze dhe deri më tani të pa praktikuar”, tha Mickoski.

Nëse kryeministri e refuzon ofertën, sipas Miskoskit, kjo do të tregon se shteti nuk ka lidership, ndërsa populli do të duhej “të vjen pas të vetës, për atë se e gjithë kjo ka fillim dhe mbarim”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close