LajmeRajon

Kurti në funeralin e Albright, takime me Bill e Hillary Clinton dhe zyrtarë të lartë amerikanë

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar disa fotografi nga takimet e shkurta që ka realizuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ish- presidentin e ShBA-së, Bill Clinton, ish-zëvëndëspresidentin, Albert Gore, ish-sekretarët e Shtetit Hillary Rodham Clinton, Condoleezza Rice dhe John Kerry, si dhe ish kongresistin Eliot Engel. Këto takime Kurti i ka bërë gjatë ceremonisë së varrimit të ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

Kurti ka thënë se Albright ka kontribuar për popullin e Kosovës më shumë se gati çdokush tjetër, shkruan Syri.net Kosova.

“Bashkë me presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, dhe ish presidenten, znj. Atifete Jahjaga, morëm pjesë sot në ceremoninë e varrimit të ish sekretares së Shtetit të ShBA-së, znj. Madeleine Albright, në ambientin historik të Katedrales Kombëtare të Uashingtonit. I dhamë lamtumirën e fundit një gruaje që ka kontribuar më shumë se gati çdokush tjetër për popullin tonë, në momentet e tij më të vështira”, ka shkruar Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se Kosovën dhe shqiptarët ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë dhe emri i saj i përveçëm Madeleine Albright i përkasin të njëjtës fjali.

“Nga ambasadore e ShBA-ve në OKB te Sekretare Amerikane e Shtetit, nga administrata e Presidentit Jimmy Carter tek ajo e Presidentit Bill Clinton, nga përvoja në fëmijëri si refugjate e persekutimit nazist te vepra e saj e fundit mbase më i rëndësishmi libër anti-fashist në shekullin XXI, Zonja Sekretare Madeleine Albright ka lënë trashëgimi tejet të pasur për politikën, diplomacinë dhe historianët. Kurse për Kosovën dhe shqiptarët ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë dhe emri i saj i përveçëm Madeleine Albright i përkasin të njëjtës fjali.

Në kuadër të ceremonisë, patëm rast të takoheshim me mysafirë të tjerë dhe miq të çmuar të Kosovës, duke përfshirë sekretarin aktual të Shtetit, z. Antony Blinken, ish presidentin e ShBA-së, z. Bill Clinton, ish zëvëndëspresidentin, z. Albert Gore, ish sekretarët e Shtetit znj. Hillary Rodham Clinton, znj. Condoleezza Rice dhe z. John Kerry, si dhe ish kongresistin z. Eliot Engel. Përveç Presidentit Joseph Biden, ish Presidentit Bill Clinton dhe ish Sekretares së Shtetit Hilary Clinton, fjalim prekës mbajtën edhe tri vajzat e saj: Alice, Anne dhe Katharine”, ka shkruar Kurti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close