
VMRO-DPMNE ja ka reaguar në lidhje me, siç thonë ata, paaftësinë e ministrit të financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi dhe kriminalitetit të qeverisë, në lidhje me huanë e re të Maqedonisë për nevoja buxhetore.
“Për 5 vite VMRO-DPMNE paralajmëron për politika të këqija ekonomike, të ndjekura me krim, korrupsion dhe ndreqje të tenderave. Shteti ka 7 miliard euro borxhe dhe tashmë nuk bëjmë borxhe për projekte të reja por për mbijetesë” thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga kjo parti thonë se zgjedhjet e parakohshme janë shërim dhe se rritja ekonomike e vendit me ta në pushtet është e garantuar.



