
Komuna e Tetovës gjatë ditës së sotme së bashku me inspekcionin komunal dhe ndërmarrjen publike komunale Parkingu i qytetit kanë ndërmarë aksion për lirimin e hapsirave publike në qendër të qytetit shkruan TOP24.
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në profilin e tij shkruan se “UZURPIMI i pronës publike ka marrë FUND” dhe se hapsirat e liruara më konkretisht përballë shkollës fillore “Liria” të uzurpuar me vite e cila njëkohësisht është shfrytëzuar edhe për parkim ILEGAL, andaj, duke marrë parasysh shqetësimet dhe ankesat e shumta të qytetarëve, sot, këto hapësira janë të lira njëkohësisht do të krijohen vend- parkime zonale

për qytetarët tanë, shkruan Kasami përcjellë Top24.



