LajmeRajon

Pacolli ia kthen Osmanit: Do të ndihesha keq të fajësoj dikë për dështimin tim

Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, ku mbrëmë tha se “sot politika e Jashtme nuk lobon për interes e as për biznese individuale, siç ka ndodhur në të kaluarën”, duke akuzuar kështu ish-ministrat e Jashtëm, Hashim Thaçin e Behxhet Pacollin.

Pacolli në një prononcim për Periskopin ka thënë se, Presidentja nuk ka të drejtë të shprehet ashtu sepse sipas tij në pranim-dorëzimin e detyrës i ka dorëzuar dy volumne që përmbanin aktivitetin e tij në MPJ.

“Më duhet të them se ajo nuk ka të drejtë. Çdo rrugëtim që e kam bërë e kam bërë për Interesin e Kosovës. Kjo është lehtë e verifikueshme dhe e dokumentueshme.  Jam shume krenar per punen time qe kam bërë për Kosoven pa marrë parasysh si qarqet tjera e vlerësojnë.  Momenti kur e kam dorzuar detyrën ka ndodh para gazetarëve.  Ne atë “ceremoni” unë Glauk Konjufcës i kam dorëzur dy volume ( në 5 kopje) që përmbanin aktivitetin tim në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Aty është e cekur dhe e ilustruar  (për çdo ditë ) çdo gjë nga aktiviteteti,  përshkrimi i punës, konkluzionet, vendimet etj, me fjalë, foto e data. Poashtu u kam dorëzuar arkiven kompletë, të klasifikuar në mënyrë profesionale, për çdo person me të cilin kam kontaktuar, me secilën organizatë e secilin shtet. Është përpiluar dhe dorëzuar raporti mbi punët në proces me rekomandimet se çka duhet të bëhet afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë”, tha Pacolli për Periskopin.

Ish-presidenti Pacolli thotë se do të ndihej keq nëse do të përpiqej të fajësoj dikë tjetër për dështimin e tij.

“Unë jam njeri me eksperiencë dhe e di mirë se vetëm nëse ke ambient dinjitoz, dokumentacion në rregull ti mundesh me kry punë dinjitoze. Kjo ishte edhe arsye e donacioneve  të mia në rregullimin e ambienteve të punës (ndryshe unë nuk funksionoj) aty aty ku jam dhe kam qenë”.

“Këtë që ju thash më lartë  mundeni me e pa edhe te një kopje të cilen e kam në posedim”.

“Unë kam disa parime të cilat strikt i respektoj e do të ndihesha shumë keq nëse do të përpiqesha të fajësoja dikë tjetër për dështimin tim. Për më tepër, kurrë nuk jam përpjekur të përfitoj apo të krijoj privilegje për veten time duke dëmtuar dikë tjetër”, tha Pacolli.

Kujtojmë se Pacolli ka pasur ndikim të madh në votën PËR zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani.

Ai pasi ka bërë të ditur votën e tij kishte thënë se e kishte kry obligimin e me shumë përgjegjësi dhe nuk ka votuar për kushte./PERISKOPI/

Related Articles

Back to top button
Close
Close