
Ministri i financave Fatmir Besimi dhe guvernatorja Anita Angellovska Bezhoska do të marin pjesë Takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore shkruan Top24.
Besimi në kuadër të takimeve vjetore në Washington do të realizoj disa takime me përfaqësues të lartë nga këto institucione finaciare ndërkombëtare.
Temat kryesore për të cilat do diskutojmë janë ndikimi i konfliktit në Ukrainë mbi ekonominë në suaza globale si dhe kriza energjetike dhe e çmimeve.
Takimet e sivjetshme, për herë të parë pas dy viteve do të mbahem me prani fizike, me ç’rast në një vend do të jenë të pranishëm ministrat e Financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e biznesit, sektori joqeveritar dhe ekspertët.



