LajmeRajon

Gërvalla dhe Selakoviq ballë për ballë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot do të mbajë një seancë, gjatë së cilës do të diskutohet për raportin e rregullt gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për situatën në Kosovë.

Kosova në këtë takim do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ajo pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

Ndërsa, përfaqësues i Serbisë në këtë takim do të jetë ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq.

Pjesë e takimit do të jetë edhe Shqipëria, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023.

Në raport, sekretari i përgjithshëm i OKB-së shprehu keqardhjen që deri më tani është bërë vetëm progres i kufizuar në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe theksoi se dialogu, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, mbetet një kornizë kyçe për normalizimin e raporteve. /Klankosova

Related Articles

Back to top button
Close
Close