
Gjatë vizitës zyrtare që po realizon në Bosnjë dhe Hercegovinë zëvendësministri i kulturës Daim Luçi u ftua nga kreu i Bashkësisë Islame të BH, Reis-ul Ulema Husein Kavazoviq shkruan TOP24.
Luçi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se është “Kënaqësi e veçantë të jem mysafir i kreut të Bashkësisë Islame të Bosnja Hercegovinës, Reis-ul Ulema Husein Kavazoviq. Këshillat e tij si dhe mesazhet drejtuar të rinjve janë një forcë shtytëse e angazhimit dhe aktivitetit tonë në dobi të shoqërisë në përgjithësi.” ka shkruar Luçi përcjellë TOP24.



