LajmeMaqedoniTopLajm

A po mbahet babë Qerimi në 23 vjetorin e rënies së Mujës

Mujadin Aliu është dëshmori që ra në mbrojtje të lirisë së Kosovës në betejën e ashpër të Koshares e cila sipas raportimeve të deritanishme të mediave njihet si beteja më e ashpër e luftës së Kosovës, betejë kjo që theu kufirin shqiptaro shqiptarë, ndërsa Mujdin Aliu mbeti përjetësisht heroi i kësaj lavdie, shkruan TOP24

Sot në 23 vjetorin e rënies së Mujës, pak kush ka kujtuar babë Qerimin njeriun që e riti dhe frymëzoi Mujën për ta kapur pushkën në lule të rinisë për ti dalur zot atdheut.

Babë Qerimi i shryrë në moshë asnjëher nuk e lëshoi veten por gjithmonë mbeti krenarë për veprën e birit të tij Mujadinit. Ai shpesh e viziton pllakën përkujtimore të Mujdinit e ndërsa Porojit i rin për karshi busti i tij mu në mes të fshatit.

Por kush ishte Mujdin Aliu, djali i vetëm i Babë Qerimit?

Mujdin Aliu, i lindur në vitin 1974 në fshatin Poroj, do të kthehet në një legjendë dhe udhërrëfyes për shumë breza të ardhshëm.. Ndonëse ishte i ri vetëm 25 vjeçar kur u kyç në mënyrë aktive në luftën çlirimtare të Kosovës, Mujdin Aliu, djali i vetëm i Bab Qerim Aliut, ai kishte vetëm një ideal çlirimin e Kosovës nga okupatori sërb. Pasi ishte varrosur në fshatin Poroj, në vendlindjen e tij, Mujdin Aliu, banorët e këtij fshati do të organizohen për të ndërtuar një bust në mesin e fshatit. Megjithatë, ndërtimi i këtij busti nuk do të pritej mirë nga pushteti i atëhershëm dhe do të sillet vendim që të rënohet ky bust, por banorët u organizuan në mbrojtje të atij busti. Çdo vit, kur vjen 14 prilli ai që më shumë e ndjen mungesën e tij është Babë Qerimi, i cili e rriti Mujdinin i cili nga vija e frontit u kthye në arkivol. Qerim Aliu, më 14 prill vizitohet nga bashkëluftarët e djalit të tij, nga veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ai falënderon të gjithë ata që e kujtojnë veprën e djalit të tij dhe gjithmonë është krenar edhe pse e kishte të vetëm. Krahas shumë manifestimeve dhe përkujtimeve, këngëtari i njohur kosovar Ilir Shaqiri, do t`I kushtojë një këngë këtij dëshmori të titulluar “Lulja e Koshares”, këngë që edhe sot e kësaj dite dëgjohet në shumë manifestime e cila iu dedikua pikërisht djalit të ri nga Poroji i cili e dha më jetën e tij për lirinë e Kosovës.

Sot në 23 vjetorin e Mujës, liderët kujtuan Mujdin Aliun por askush nga to se vizitoi e as e kujtoi Babë Qeimin.

http://www.youtube.com/watch?v=3rE1FbLCG3w

Related Articles

Back to top button
Close
Close