
Kryetari i OVL-UÇK-së, Besim Hoda në përvjetorin e 23-të të rënies së dëshmorit Mujdin Aliu ka kujtuar ate me fjalë prekse duke i thënë “Sa me fat qe ishe o vëlla!” shkruan TOP24
Hoda përshkruan Mujdin Aliun si “Djali dhe shoku me ideale te kristalta!”
Ai më tej shkruan se “Ti pate fatin të ikesh bashkë me ëndërrat që thurnim për shqiptarinë ideale! E ne mbetem si dëshmitar kufoma, për të përjetuar vrasjen e kësaj ëndërre, joo ,jo nga dora e armikut joo, por nga dora e ” miqve, shokëve, komandantëve, patriotëve, idealistëëëve” që përditë shkelin mbi gjak, mbi djersë, mbi varre e mbi ideale!
Sa me fat qe ishe o vëlla!



