LajmeMaqedoniTopLajm

Kush është Valmir Aziri kandidati i BDI-së për kryetarë dege në Tetovë

Valmir Aziri lindi në qytetin e Tetovës në vitin 1977. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Arteve drejtimi Dizajn-Grafik. Është familjar, baba i tre fëmijëve. Karakteri i tij i brumosur me ndjenja kombëtare do të vihej në dukje që në bankat e shkollës së mesme. Pjesmarrës në protestat e para 2001-shit dhe më pas edhe pjesmarrës aktiv në luftë si ushtar dhe oficer në UÇK, brigada 112 “Mujdin Aliu“.

Karriera e tij profesionale është e mbushur me një sërë suksesesh në institucionet ku ai ka udhëhequr. Aziri ka ushtruar detyrën e shefit për “Mardhënie me Publikun“ në Komunën e Tetovës në kohën kur ky institucion udhëhiqej nga kryetari i asaj kohe Hazbi Lika. Më pas ka ushtruar me sukses detyrën e drejtorit në Galerinë e Arteve në Tetovë ku ndër të tjera ai ka themeluar edhe Koloninë Ndërkombëtare të Artit Figurativ. Pas kësaj ai emërohet drejtor në Teatrin e Tetovës ku gjatë udhëheqjes së tij me këtë institucion, Teatri njohu një ringjallje përsa i përket aktivitetit profesional-artistik. Shfaqje të vendosura në skenë nga regjizor të njohur nga vendi dhe rajoni, organizim i Festivalit të teatrove, pjesmarrje dhe përfaqësime të suksesshme në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare.

Aziri më pas emërohet në posti e Sekretarit Shtetërorë në Ministrinë e kulturës është detyra që ushtron aktualisht prej disa vitesh edhe për momentin, tashmë në një mandate të dytë. Gjatë udhëheqjes së tij me këtë detyrë, kultura shqiptare ka njohur një mbështetje dhe përkrahje të konsiderueshme. Gjatë mandatit të tij të parë u bë edhe themelimi i “Ansamblit Shtetërorë të këngëve dhe valleve shqipe“ në RMV dhe u ndërmorën shumë iniciativa për ngritjetn dhe përkrahjen e institucioneve kulturore shqiptare në RMV. Valmir Aziri vijon edhe punën e tijë profesionale duke hapur disa ekspozita në vend dhe jashtë ti.TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close