
Muhamed Zqiri ishte lindur në 10.3.1979 në Shkup. Karierën e tij e filloi si gazetarë në televizionet maqedonase sidomos me theks të veçantë gjatë luftës së vitit 2001.
Zeqiri me të hapur televizioni i parë nacional Alsat, kaloi në krye të këtij televizioni ku Zeqiri kishte pushtet apsolut si kryeredaktor. Zeqiri gjatë vitit 2005 dhe vitit 2006 ishte një nga gazetarët më të flaktë që kundërshtonte Partinë Demokratike Shqiptare dhe nënkryetarin e kësaj partie aso kohe Menduh Thaçi, shkruan TOP24.
Qasje e një anëshme me politikën redaktuese sidhe me emisionin e tij krijoi asokohe një përceptim anti PDSH dhe një përshtypje që PDSh ishte e zeza, dhe këtë Zeqiri e bëri në forcën e medias duke dobsuar opozitën shqiptare.
Gjatë kësaj periudhe Zeqiri ishte në një front edhe me kreun e BFI-së së asaj kohe Sulejman Rexhepi-n, proces që vazhdoi me disa procese gjygjsore mes Rexhepit dhe Zeqirit.
Në krijimin e Lëvizjes Besa, Zeqiri kaloi në Tv Shenja duke akuzuar drejtuesit e Alsatit për presin dhe pasje kujdes ndaj disa figurave publike të BDI-së deklaratë që personalisht Muhamed Zeqiri e deklaroi.
Ende pa mos filluar mirë me punën e re Zeqrir u zgjodh në strukturat e LSDM-së duke marë edhe postin e nënkryetarit e duke pasuar Edmond Ademin i cili ishte më herët në këto struktura.
Në zgjedhjet parlamentare Zeqiri si kandidat për deputet i LSDM-së dhe me premtinin se rastet e montuara do të zbardhen plotësisht airiti që LSDM-së ti shtoj më shumë vota shqiptare.
Zeqiri më pas dha dorëheqje nga mandati si deputet u përfol për ministër por Zaev nuk e përfilli vetë sa e liroi vendin e deputetit shqiptarë për ta zëvendsuar me një maqedonas. Zeqiri i mbetur në rrugë në momentin që ish sekretari i qeverisë së Zaev u burgos zuri vendin e tij për të qenë sekretar i qeverisë.
Së fundmi Zeqiri si sekretar në qeveri ishte ndjekur për shpërdorim detyre, që më pas dha dorëheqje ku u paraqit para gjykatës më 07.04.2022 nga ku u dërgua burgun e Shutkës në paraburgim prej 30 ditë.



