
Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë më shumë detaje lidhur me takimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla patën me kryediplomatin grek, Nikos Dendias.
Në këtë takim bëhet e ditur se është biseduar për bashkëpunimin ekonomik dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në fusha të tjera.
“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti kishim një takim të shkëlqyeshëm me ministrin e Punëve të Jashme të Greqisë, Nikos Dendias, në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit. Biseduam për bashkëpunimin ekonomik dhe nevojën për një bashkëpunim të zgjeruar në mes Kosovës dhe Greqisë në shumë fusha”, ka shkruar kjo ministri në Twitter. /Zëri



