
Ali Gashi, kryetar i Këshillit Drejtues të BSPK-së, i ka bërë thirrje qeverisë që të reflektojë për kërkesat e tyre pas protestës së sotme të organizuar nga ta.
“Protestë si kjo e sotmja nuk është parë qëmoti e organizuar nga sindikatat e që ka ardhur si rrjedhojë e injorimit të kërkesave të kamotshme të sindikatave, konkretisht punëtorëve”, është shprehur Gashi në emisionin PORTOFOL në Klan Kosova FM.
Gashi ka thënë se as nuk do që të besojë se kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh.
“Qeveria është votuar prej nesh dhe është e thirrur edhe më ligj që ta marrë për bazë zërin e qytetarëve”.



