
Drejtori i Qendrës Sociale në Shkup Liridon Baftiu së bashku me kryetarin e degës së Çairit Faton Fazliu dhe Ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali hapën një qendër ndërkomunale për punë sociale në Çair.
“Së bashku me ministrin e shëndetësisë dhe njëkohësisht banor i kësaj lagje Bekim Sali po e përurojmë qendrën për punë sociale të Komunës së Çairit”- tha Liridon Baftiu. (33-45)
Por mungoi kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu i cili sipas Baftiut nuk ka mbështetur hapjen e kësaj qendre.
“Ne kishim një bashkëpunim dhe takim të cilin e inicova me kryetarin e komunës së Çairit z. Visar Ganiu, por nuk gjetëm mbështetje ashtu siç na u premtua. Ne nuk mund t’i lejmë peng aktivitetet tona dhe vendosëm që të kërkojmë mbështetje edhe nga Qendra Sociale në Shkup të cilën unë e menaxhojë dhe nga Ministria e Punës Sociale (02:42-3:13) Kërkuam qëndrim edhe nga kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu” – tha Liridon Baftiu, drejtor i qendrës sociale Shkup.
“Deklaratat se nuk kam mbështetur hapjen e një qendre sociale janë vetëm për poena politike dhe këtë po e shfyrtëzon drejtori në fjalë. Obligimi jonë nuk është të gjejmë objekt, ne këtë gjë e propozuam duke i gjetur 4 zyre te stacioni policor, vetëm për tu dalë në ndihmë çairasve.
Ndryshe kjo qendër ndërkonunale për Punë sociale do t`u ndihmojë çairasit për pranimin dhe dorëzimin e dokumenteve për ndihmë sociale dhe fëmijërore“- tha Visar Ganiu.



