
Në mesin e shumë momenteve të vështira gjatë luftës së vitit 2001, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, asokohe komandant i përgjithshëm i UÇK-së, e veçon momentin e vrasjes së AbdulMexhit Shahinit, djaloshit 13 vjeçar nga Sllupçani, dëshmori më i ri i luftës.
Që atëherë kanë kaluar më shuëm se 20 vite, mirëpo Ahmeti në intervistën ekskluzive për Tv News, flet me të njëjtat emocione dhe dhimbje për këtë rast që e ka prekur jashtëzakonisht. AbdulMexhitin e quan “engjull të shenjtë” duke treguar për herë të parë se për shpëtimin e jetës së tij ka kërkuar edhe ndihmën e një gjenerali të lartë të NATO-s, por fatkeqësisht plagët kanë qenë shumë të rënda. Nga plagët AbdulMexhiti ka ndërruar jetë, por nuk ka vdekur. Emri dhe vepra e tij ka kaluar në përjetësi, që kujtohet sot e kësaj dite, por që do të kujtohet edhe me shekuj nëtë ardhmen.
“Kjo ka qenë një situatë jashtëzakonisht e dhimbshme. Mua më njoftoi komandant Mala, si instruktor i Shtabit të Përgjithshëm pranë Brigadës Ismet Jashari. Më njoftoi në detaje mbi veprimtarinë, mbi punën e Abdulmexhitit dhe moshën e tij. Përkundër vendimit që kishte marë komanda e Brigadës që ai të mo skyçet drejt për së drejti në vijat e frontit, pavarësisht këtij vendimi dhe komunikimi që i ishte bërë, sepse ai ishte shumë i vogël, nuk ka mundur ta përbalojë një situatë të tillë. Ai përsëri me biçikletë ka furnizuar me municione të gjitha vijat e frontit dhe në detyrën e shenjtë që e ka pasur, që ia ka vu vetes, sepse ai është i shenjtë, ai është engjull. Me vrasjen e tij, ne nuk na u vra një ushtar, porn a u vra një engjull.
Unë e kam përjetuar jashtëzakonisht me dhimbsje. Dhimbje është çdo ushtar kur bie në fornt, mirëpo dihet që në luftë askush nuk e ka jetën e garantuar. Por rasti i AbdulMexhitit ishte rast i veçantë, i jashtëzakonshëm që nuk shkaktoi dhimbje vetëm tek unë.
Në këtë situatë, unë kam kërkuar edhe ndihmën e aleatëve. Isha në kontakt me një officer të çlartë të NATO-s dhe iu drejtova me një dhembshuri të madhe, I thash është i plagosur rëndë një fëmijë 13 vjeçar dhe e pieta nëse ka mundësi ta ndihmojmë dhe të ja shpëtojmë jetën. Përkundër përpjekjeve që bëri oficeri i NATO-s, për fat të keq nuk dha rezultat, sepse brenda një kohe të shkurtër, komandant Mala më njoftoi se Abdulmexhiti ka ndërruar jetë”, thotë mes tjerash Ahmeti.
Intervistën e tij, por edhe dëshmitë e familjarëve, bashkëluftëtarëve tjerë mund t’i përcillni në videon më poshtë, që sjell emisionin ekskluziv që Tv News ka përgatitur për dëshmorin më të ri të UÇK-së, krenarinë e luftës, AbdulMexhit Shahini./ TV NEWS /



