
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Preshevës, njëherit nënkryetari i komunës së Preshevës, z.Ragmi Mustafa përmes një postimi në profilin e tij ka uruar qytetarët e Luginës sidhe gjithë shqiptarët kudo që janë sidhe gjithë besimtarët islam me rastin e muajt të shenjtë të Ramazanit,shkruan Top24.
“Besoj që ky është një moment i volitshëm të reflektojmë dhe të jemi më solidarë me skamnorët e me ata të cilët janë në gjendje të rënduar socio-ekonomike.
Lus Zotin e gjithëmëshirshëm që tua lehtësojë dhe tua pranojë agjërimin të gjithë atyre që agjërojnë kudo që gjenden. Po ashtu lus Zotin që ky muaj i bekuar të jetë muaj në të cilin ofrohen zemrat e njerëzve, u shlyhen mëkatet dhe u largohet urrejtja e zilia nga zemra. Shpresojmë shumë që i Madhi Zot ta bëjë këtë muaj një muaj të paqes, pajtimit dhe largimit të zënkave e konflikteve ndërnjerëzore kudo qofshin ato”, shkruan Ragmi Mustafa, përcjellë TOP24.



