
Kryetari i Aleternativës, Afrim Gashi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar besimtarët islam për fillimin e muajt të shenjtë të Ramazanit shrkuan TOP24.
“Duke hequr dorë nga ushqimi, besimtarët e ushqejnë shpirtin e tyre me vlera të larta sublime, që i mbrujnë me dashuri, solidaritet dhe paqe shpirtërore.
Siç e kemi detyrë gjithnjë, as në këtë muaj nuk guxojmë t’i harrojmë skamnorët dhe të gjithë ata që kanë nevojë që ta ndjejnë dorën tonë dhe solidaritetin e dashurisë sonë”, shkruan Afrim Gashi përcjellë Top24.



