LajmeMaqedoniTopLajm

Bilall Kasami:Ky muaj le të shërbej për lutje, për solidaritet në mes njëri tjetrit, për paqe, humanitet, dashuri, për predikime

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëherit kryetarë i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam për muajn e shenjtë të ramazanit, shkruan TOP24.

Në postimin e tij në FB, Kasami ka shkruar se “Ky muaj le të shërbej për lutje, për solidaritet në mes njëri tjetrit, për paqe, humanitet, dashuri, për predikime, për lexim pasi vetë fjala e parë e Kuranit thotë lexo, mëso, studio. Agjërimi është një adhurim, një ibadet që do të na ndryshojë jetën, do të na vetëdijësojë, do të na pastrojë shpritin dhe do të na largojë nga vetitë e këqija. Ramazani është muaji i lutjeve, i faljes, i vëllazërimit muaj ku nuk ka vend për urrejtje, për inate, dhe për vepra të këqija. Të gjithëve Ju dëshiroj agjërim të lehtë dhe të pranuar nga Zoti, qoftë ky muaji i paqes, dritës, bekimit dhe dashurisë në mes njerëzve.” përcjellë Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close