
Kryqi i Kuq ka thënë se nuk është në gjendje që të dërgojë ndihma humanitare në Mariupolin e rrethuar pasi thotë që Rusia dhe Ukraina duhet të garantojnë kalimin e sigurtë.
“Palët duhet të jenë garantuesit dhe të kenë një marrëveshje për të lejuar kalimin e sigurt. Duhet të na lënë shumë kohë për të ndihmuar ata që kanë mbetur të bllokuar në qytet”, tha zëdhënësi i Kryqit të Kuq.
“Shumë banorë të Mariupolit janë strehuar në bodrume për javë të tëra, pa ushqim, ujë dhe ilaçe”, shtoi ai.



