
Pas takimit me presidentin amerikan Xho Bajden në Varshavë, ministri ukrainas për Punë të jashtme, Dmitro Kuleba ka thënë se pala amerikane ka premtuar ndihmë shtesë në armë dhe pajisje.
“Sot morëm premtime të reja nga SHBA-ja për të ardhmen e bashkëpunimit në zonën e mbrojtjes”, ka deklaruar Kuleba para gazetarëve në Varshavë.
“Asnjë vend tjetër nuk ka ofruar ndihmë të tillë për Ukrainën si Amerika”, shtoi ai.
“Qëndrueshmëria e Ukrainës dhe armët perëndimore, kryesisht amerikane- kjo është receta për sukses në fushëbetejë”, tha Kuleba.



