LajmeMaqedoniTopLajm

Hisen Xhemaili tërhiqet nga gara për kreun e degës së Tetovës në BDI

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ish kryetarë i Forumit Rinorë të BDI-së, kryesus i këshillit komunal në Tetovës sidhe ish Ministri nga rradhët e BDI-së, Isen Xhemaili para pak minutash përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se tërhiqet nga gara për kreun e degës së Tetovës, shrkaun TOP24.

Xhemaili në profilin e tij në FB shkroi se “Për këte periudhë me rëndësi për organizimin tonë partiak “zgjedhjet në organet drejtuese në degët partiake”, kur tani më po përmbyllen përgatitjet për fillimin e procesit zgjedhor në parti, dua të njofoj antarët dhe simpatizantët e BDI-së në Tetovë se unë nuk do të jem kandidat për të garuar për kreun e degës në Tetovë!”.
Xhemaili më tej në postimin e tij kujton se ” E dimë të gjithë se procesi i këtyre zgjedhjeve në parti, ka një rëndësi të veçantë për ecurinë e thellimit të reformave partiake dhe nxjerjen në sipërfaqe të vlerave të BDI-së” përcjellë Top24.
Udhëheqja me degët partiake në tërësinë e saj, duhet të reflektoj vullnetin e antarit të BDI-së, pa imponime dhe pa keqpërdorim të emrit të liderit tonë!
Duke ju uruar kandidatëve që do të mbeten në garë shëndet e mbarësi!
Shpreh bindjen time, se pas këtij procesi dega e BDI-së në Tetovë do të kthehet në një shtyllë të rëndësishëme e organizimit partiak dhe do të jetë e aftë për të qenë fituese në zgjedhjet rradhës qofshin ato parlamentare apo lokale!
Na priftë e mbara! ka shkruar Hisen Xhemaili përcjellë Top24.

 

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close