LajmeMaqedoniTopLajm

LVV, PS, PD, LDK të ftuar special në kongresin e dytë të ASH-së

Aleanca për Shqiptarët (ASH) të dielën në Tetovë mbanë Kongresin e saj të dytë me radhë. Në të përveç delegatëve të Kongresit, anëtarëve dhe simpatizantëve të vendit janë të ftuar edhe përfaqësues të partive politike nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës, si dhe nga vendi, informon PRESSonline.mk

“Ftesa u kemi dërguar Partisë Demokratike të Shqipërisë, Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, LDK-së, AAK-së. Ftesa u janë dërguar edhe partive politike shqiptare në vend, BDI-së, Lëvizjes BESA, Alternativës …”, thonë për PRESSonline.mk nga komisioni për organizimin e kongresit partiak.

Tanimë siç është raportuar me vet iniciativë mbi 1600 anëtarë të ASH-së kanë nënshkruar për kandidaturën e Ziadin Selës për kryetar të ASH-së edhe për një mandat. Në Kongres siç bëjnë të diturë burime partiake përveç zgjedhjes së strukturave partiake do të miratohen edhe dokumente të rëndësishme të cilat do ta përcaktojnë rrugëtimin politikë të ASH-së në vitet e ardhshme. (PRESSonline.mk)

Related Articles

Back to top button
Close
Close