
“Mendoj që do të kemi edhe shqiptar”! Kështu u përgjigj zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi, në pyetjen e TV21 se kur do të ketë shqiptarë në njësitin anti-terrorist special “Tigrat”. Shpjegoi se për momentin po vijon konkursi dhe u shpreh optimist se pas 41 viteve që nga themelimi i “Tigrave” do të kenë edhe pjesëtarë shqiptarë.
“Në njësitin “Tigrat” për momentin ka mbaruar konkursi i brendshëm dhe tash vijon konkursi që kemi në Idrizovë, kadetët që janë atje, kemi diku 20 të paraparë mirëpo duhet të kenë trajnimin që duhet të kalojnë. Mendoj që do të kemi edhe shqiptar”, tha Bushi
Edhe pse ndoshta mund të ketë shqiptarë tek njësiti “Tigrat”, megjithatë, uniformat nuk do të jenë në dy gjuhë, përkatësisht edhe në shqip, deklaroi javën e kaluar ministri i brendshëm Oliver Spasovski.
“Në shërbimet qendrore në nivel shtetëror nuk ka kurrfarë ndryshimi në pjesën e uniformave, respektivisht edhe në njësinë “Tigri” dhe në “Njësinë për sistemim të shpejtë”, pati thënë Spasovski më 18 mars 2022.



