
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të hënën u shpreh përmes një videomesazhi se Mariupol do të mbijetojë sulmve të vazhdueshme nga forcat ruse. Sipas CNN në fjalimin e tij, Zelensky vijoi të nxiste ukrainasit, se ata janë heronjë dhe mund tia dalin, tashmë sipas tij janë luftëtar që nuk dorëzohen
“Që kur pushtimi rus i Ukrainës filloi në fund të shkurtit, ne po shohim gjithnjë e më shumë heronj ukrainas. Dikur ukrainas të zakonshëm dhe tani luftëtarë të vërtetë.Luftoni, vazhdoni të luftoni dhe ndihmoni”, tha ai.
Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se “ajo që po ndodh në Mariupol është një krim masiv lufte”. Mariupol, i cili para luftës ishte shtëpia e rreth 450,000 njerëzve, ka qenë nën sulmin vazhdueshëm të forcave ruse që nga fillimi i marsit.



