LajmeShowbiz

Gjithçka e nisi me vetëm 100 paund, 26-vjeçarja tani fiton mbi 1 milion në vit nga kompania e saj

Një grua që ktheu markën e saj të veshjeve nga 100 paund në 100 mijë paund në vetëm 6 muaj, ka zbuluar se ka arritur qëllimin e saj për të fituar mbi 1 milion paund në vit.

Tani 26-vjeçarja, Briony Gorton, po hap dyqanin e saj të parë. Themeluesja e Talliah Rose, këmbëngul se çdokush mund të fillojë biznesin e tij nga dhoma e gjumit, edhe pa një investim të madh.

Falë markës së saj të suksesshme, Briony ka blerë shtëpinë e parë me katër dhoma gjumi kur ishte 24 vjeçe, e cila ka një çmim 400 mijë paund. Por jo vetëm kaq, pasi ka arritur që të blejë një “Range Rover” për vete dhe dy “Mini” për nënën e saj.

“The Sun” shkruan se ajo ishte vetëm 20 vjeçe kur lançoi kompaninë e saj dhe fitimet e para ia atribuon pandemisë, pasi e ndihmoi që shitjet të lulëzonin.

“Blerjet online në kohën e pandemisë shpërthyen absolutisht. Jam e sigurt që ndihmoi shumë biznese në internet. Ishte një bekim i maskuar për ne”, ka thënë Briony për “Fabolous”.

Ajo tani ka përfunduar afër 80 000 porosi dhe po synon që të rrisë shitjet me hapjen e një dyqani të saj të ri, në qendrën e saj lokale të qytetit Burnley.

“Me këtë dyqan dhe në internet, synojmë për 2 milionë pand në vit”, ka thënë 26-vjeçarja, e cila kishte vetëm 100 paund kur nisi kompaninë e saj. Këto para i kishte nga fitimet nga puna që bënte në fundjavë te “Pandora”.

Paratë i përdori për të dizajnuar një palë bikini të zbukuruar me “Swarvski”, që i modeloi për 4 mijë ndjekësit  e saj në “Instagram”. Ajo ka mbetur e habitur kur shitja e saj e parë edhi të nesërmen. Më pas Gorton vazhdoi të shiste 60 prej modeleve, ndërsa kërkesa po rritej.

Related Articles

Back to top button
Close
Close