LajmeMaqedoniTopLajm

Më në fund ulen bashkë Kasami e Shaqiri: “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”

Pas një dështimi të takimit mes kreut të komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot në komunën e Tetovës përfudimisht u ulën bashkë në takimin e dedikuar arsimit me temë “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, shkruan TOP24.

“Ne mbetemi të hapur dhe të angazhuar për të qenë pjesë e debatit, por edhe e strukturimit e drejtimeve dhe lëndëve mësimore për shkollat e mesme profesionale në mënyrë që ato tash e tutje të hyjnë në një fazë tjetër konsolidimi në drejtimet që i kanë, por edhe në drejtimet tjera që shfaqen me interes dhe që përkojnë me kërkesat e kompanive për kuadër të kualifikuar” ka thënë Kasami në takimin e sotëm pëërcjellë TOP24.

Kasami më tej shtoi se “bashkëpunimi i institucioneve publike dhe sektorit privat, gjegjësisht kompanive mbetet jetik në procesin e avancimit të arsimit profesional në shkollat e mesme në komunën tonë, por edhe në nivel shteti. Të gjithë bashkërisht duke analizuar, por edhe duke ofruar modelet e bashkëpunimit dhe të avancimit, në mund të krijojmë një mundësi më të mirë për zhvillimin modern të shkollave profesionale, të cilat të rinjve mund t’iu ofrojnë punësime të sigurta në tregun e punës” përcjellë TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close