
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, presidenti Stevo Pendarovski dërgoi një mesazh me të cilin kërkoi që të thyejmë stereotipet, të fokusohemi në funksionalitetin dhe zhvillimin e aftësive të personave me Sindromën Down.
Jam i bindur se duke ndërgjegjësuar vazhdimisht opinionin dhe duke forcuar shërbimet gjithëpërfshirëse, mund t’u mundësojmë bashkëqytetarëve tanë me Sindromën Down të kenë një jetë të plotë, të bazuar në barazi dhe mosdiskriminim.
Le të thyejmë stereotipet, të fokusohemi në funksionalitetin dhe zhvillimin e aftësive të personave me Sindromën Down, për t’u dhënë atyre hapësirë në shoqërinë tonë të përbashkët.
Për të integruar pa probleme personat me Sindromën Down në shoqërinë në tërësi, kemi nevojë për zbatim të planifikuar dhe të koordinuar të aktiviteteve të të gjitha palëve të interesuara: institucionet shtetërore, institucionet shëndetësore, institucionet arsimore, qendrat sociale dhe organizatat e shoqërisë civile.
Shpreh mbështetjen time të parezervë për të gjithë prindërit dhe familjet e personave me Sindromën Down, dhe mirënjohje për të gjitha institucionet dhe individët e përfshirë në procesin e tyre arsimor, kujdesin mjekësor dhe mbrojtjen sociale”, thuhet në mesazhin e Pendarovskit.



