LajmeRajon

‘Ftoj të gjithë figurat publike që t’i bashkohen protestës’, Flor Binaj merr ‘babin’ në protestë

Edhe ditën e sotme, nuk mungoi aktori i njohur Flor Binaj në protestën për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të shportës. Pasi i bëri thirrje të gjithë artistëve që të marrin pjesë në protestë, tregoi se pranë tij ishte aktori Irgen Cela, me të cilin bën rolin babë e bir në spektaklin e humorit.

Flor Binaj: Është hera e parë që nuk kuptohet ku fillon sheshi Skënderbej e ku mbaron sheshi Nënë Tereza. Ne jemi këtu për fëmijët tanë dhe faleminderit të gjithë atyre prindërve që i kanë marrë fëmijët hopa sot. Ky mikrofon nuk është i imi, është i ju të gjithëve që të dëgjojmë zërin e njëri tjetrit. Jam kritikuar shumë se kam qenë ndër të vetmit artistë që kam dalë të protestoj. Do të doja shumë që sic na u bashkua Marin Mema, të na bashkohen shumë artistë dhe figura publike që emrin e tyre ta shfrztëyotjnë për të tjerët. Unë sot këtu nuk jam vetëm. Një tjetër artist i është bashkuar kësaj proteste, do ia liroj vendin se ka ardhur babi.

Irgen Cela: Jam pjesë e protestës se është e popullit, jo e partive politike. Edhe unë i ftoj të gjithë personazhet publik se para se të jemi VIP-a, jemi qytetarë. Jam pjesë e kësaj proteste për të gjithë ata pensionistë që kanë frikë ta ndezin kaloriferin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close