LajmeSport

‘Neymar nuk është më futbollist profesionist, por një idiot’

PSG ishte një skuadër e ndërtuar shprehimisht për të fituar Champions League. Disfata ndaj Real Madridit, jo vetëm për shkak të rezultatit, por edhe prej imazhit të dhënë në “Bernabeu”, është shoqëruar me kritika ndaj lojtarëve parizienë.

Kështu, Daniel Riolo, gazetar francez dhe bashkëpunëtor i rregullt i RMC, ka postuar një postim disi të tepruar në Twitter, duke iu drejtuar Neymarit:

“Duhet të largohet, nuk është më futbollist profesionist. Duhet të shkojë në javën e modës, ai është një idiot”.

Futbollisti brazilian është më se i mësuar të marrë këtë lloj kritikash, por këtë herë i është dashur të luftojë edhe me ata që pretendonin se ishte grindur me Donnarumma në dhomat e zhveshjes.

Duhet theksuar se Neymar asistoi në golin e parë të Mbappe, por 222 milionët që u paguan për ta marrë te Barcelona vazhdojnë të peshojnë shumë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close