
Kremlini ka dënuar sot ashpër propozimin e Polonisë që ti dorëzojë SHBA-së aeroplanët e saj luftarak të prodhimit rus, MIG-29, me qëllim që të dërgohen në Ukrainë, duke vlerësuar se një veprim i tillë krijon një “skenar potencialisht të rrezikshëm”.
“Është ky një skenar i padëshiruar dhe potencialisht i rrezikshëm”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov.
Ai gjithashtu dënoi edhe “luftën ekonomike”, të cilën SHBA-ja ja ka shpallur Rusisë.



