
Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit. I pari i Gostivarit thotë se çdo ditë duhet të shprehim mirënjohje për mësuesit.
“I mbajmë në zemër të gjithë Mësimdhënësit që me shpirtin e tyre ushqejnë trurin tonë! Çdo ditë e vitit duhet të ishte 7 mars për të shprehur mirënjohjen ndaj Jush! Gëzuar Festën!”, ka shkruar Taravari.



