
Vullnet Murseli përmes një postimi në profilin e tij ka uruar mësimdhënësit për ditën e arsimit shqip 7 Marsin. Murseli ka bërë një urim të veçantë duke kujtuar disa vargje të Naim Frashërit të cilat i shkroi pasi u hap mësonjëtorja e parë në Korçë, shkruan TOP24.
E festojmë 7 Marsin në shenjë kujtimi të themelimit të Mësonjëtores së parë publike shqipe në Korçë (7 Mars 1887). Deri atëherë, mësimi në gjuhën shqipe ishte rreptësisht i ndaluar, ndërsa në trojet shqiptare funksiononin mbi 2500 shkolla publike e private, shtetërorë e fetare: turke, greke, sllave, latine.
Hapja publike e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, me karakter kombëtar dhe laik, ishte një fitore e madhe dhe kjo u arrit në saje të angazhimit të një grupi të rilindësve dhe me përkrahjen e patriotëve të vendit e të mërgatës shqiptare. Kontribut të veçantë për atë Mësonjëtore dhanë Kolonia Shqiptare dhe Shoqëria “Drita” e Bukureshtit, që kishte shtypur librat e vëllezërve Naimi e Sami Frashëri, të cilat përdoreshin në Shkollë. Shkollën e ndihmuan edhe shumë aktivistë e patriotë tjerë.
Me rastin e hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, Naim Frashëri shkroi këto vargje:
Hapu, hapu errësirë,
Pa jakë tëhu o dritë,
Se arriti kohë emirë,
U gëdhi nata – u bë ditë!



