LajmeMaqedoniTopLajm

Pendarovski ia jep vet aminin Fërçkovskit, e dërgon ambasador në OKB

Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski me vendim e emroi profesorin, Lubomir Frçkovskin për ambasador të Maqedonisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Njujork, shkruan TOP24.

Për emrimin e tij kundërshtonte partia opozitare VMRO-DPMNE duke bllokuar punën e komisionit parlamentar për punë të jashtme ku Fërçkovksi duhej të prezantoj tezat e tij për këtë pozicion.

Në arsyetimin e kabinetit të Pendarovksit shkruan se vendimi është nënshkruar sepse kushtet ligjore ishin plotësuar.

Në mënyrë indikative theksojnë që gjatë 10 muajve 8 kandidatëve për ambasador i është mundësuar që ti prezantojnë tezat e tyre para komisionit ndërsa për Frçkovskin një seancë e atillë aspak nuk është thirur.TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close