LajmeSport

Abramoviç nis bisedat për shitjen e Çellsit, mësohet edhe blerësi

Roman Abramoviç raportohet se ka nisur negociatat për të shitur Çellsin. Oligarku rus është objektivi i sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë, e cila po përpiqet të pushtojë Ukrainën.

Mediat angleze zbulojnë se kush është njeriu me të cilin po zhvillohen negociatat. Bëhet fjalë për miliarderin zviceran Hansjorg Vus. Zvicerani Vus, i cili është njeriu më i pasur në vendin e tij, me “peshë” rreth pesë miliardë euro, zbuloi se i është ofruar të jetë pjesë e një konsorciumi me vlerë rreth dy miliardë euro që do të marrë kontrollin e gjigantit londinez.

Tre persona, të cilët do të jenë pjesë e konsorciumit, e kanë pranuar tashmë ofertën. Presin vetëm uljen e shumës nga Abramovi­ç, duke qenë se shitja është urgjente dhe duhet ta realizojë sa më parë. Rusi nuk dëshiron të rrezikojë të “ngrijë” të gjithë pronën e tij në Britaninë e Madhe, ndaj po përpiqet ta heqë qafe atë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close