
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ajo që po ndodh në Ukrainë është agresioni më i madh ushtarak që nga përfundimi i luftës së dytë botërore.
Ai theksoi se Kosova është e orientuar me BE-në e NATO-n, e po ashtu edhe me SHBA-të e Mbretërinë e Bashkuar, në përkrahje të popullit të Ukrainës.
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se trupat e tij do të ndërmarrin veprime në rajonin e Ukrainës të kontrolluar nga separatistët, të cilin ai e shpalli të pavarur këtë javë.
Shtatë persona kanë vdekur si rrjedhojë e bombardimeve nga forcat ruse, thotë policia ukrainase.
Nëntëmbëdhjetë persona janë gjithashtu të zhdukur.
Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka njoftuar se forcat e saj i janë kundërpërgjigjur trupave ruse – duke i shkaktuar humbje të mëdha.



