
Një banorë i Tetovës i cili aktualisht jeton në Valis të Zvicrës përmes një postimi në profilin e tij në FB ka denoncuar vjedhjen dhe zhvatjen që po ia bën EVN-Maqedoni. Tetovari shkruan se ai dhe familja e tij jeton në Zvicër dhe në Maqedoni vijnë dy herë në vit nga 25 ditë, ndërsa pjesën tjetër e kalojnë në mërgim shkruan TOP24.
Ai në faturat e publikuara në profilin e tij në FB dukshëm paraqet se EVN i faturon energjine elektrike mbi 100euro në muaj edhe pse ai nuk gjendet në Maqedoni dhe aktualisht nuk jeton aty.
Gazetari i Top24 ka kontaktuar me mërgimtarin dhe i pyetur se çfarë ka në shtëpi kyçur që faturat i vijnë në atë vlerë ai për TOP24 shkurt u shpreh; Kam të kyqyra 3 kamerat dhe internetin!
Ai më tej shtoj se kjo është vetëm një nga rastet e plaçkitjes së xhepit të qytetarëve dhe se kjo ndodhë se nuk ka kush ta mbroj konsumatorin karshi një kompanie plaçkitëse dhe zhvatëse, por se qytetarët po ashtu janë të heshtur dhe pranojnë padrejtsitë në mënyrë të qetë dhe me ndonjë reagim spontan FB.




