
Presidenjta e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Zahiri, Edmondi dhe Hakifi janë pararoja e UÇK-së
Postimi i plotë i presidentes në “Facebook”:
Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu janë pararoja e UÇK-së dhe lajmëtarët e lirisë së Kosovës.
Ata ishin patriotë të devotshëm, organizatorë të zotë dhe luftëtarë të paepur.
25- vjet më parë, angazhimi i tyre për lirinë e vendit u ndal mizorisht në një pritë, në të cilën tre patriotët ranë në përjetësi.
Ata janë fryma çlirimtare, krenaria e shtetit të Kosovës dhe udhërrëfyes për brezat!
U kujtofshin përjetë Zahiri, Edmondi dhe Hakifi!



